Lajme

Avokati: Berisha nuk mund të shoqërohet me forcë në GJKKO

Avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj ka deklaruar se lideri historik i PD nuk mund të merret forcërisht në Gjykatë.

I ftuar në “Opinion”, Gjokutaj tha se Berisha është në dijeni që është e kundërligjshme që ndaj tij të merren dy masa. Avokati shprehet se ish-kryeministri nuk mund të shoqërohet me forcë në ambjentet e GJKKO pasi nuk është thirrur për të dhënë dëshmi.

Sakaq, ai bën me dije se ndaj gjyqtares Irena Gjoka është bërë një kallëzim penal për shpërdorim detyre.

“Berisha nuk thotë merrni masë tjetër, problemi është se SPAK në marrjen në dy masa shtrënguese dhe për mua është e kundërligjshme që të merren dy masa. Berisha është vënë në dijeni dhe i qëndron kësaj. Është një proces i parregullt ligjor. Ai nuk mund të shoqërohet forcërisht se nuk është thirrur për t’u pyetur. Sot është bërë kallëzim penal për gjyqtaren Irena Gjoka për shpërdorim detyre.

SPAK duhet t’i drejtohet Kuvendit. Berisha nuk ka akuzar se është person nën hetim për korrupsion pasiv. Ka defekte madhore këtu, Malltezi është marrë në cilësinë e zyrtarit të lartë. Thotë pastrim parash, kjo vepër penale cila është, duhet provuar. Për Berishën thotë se ka përshtatur ligjet sipas interesit të Malltezit”, deklaroi avokati.