Lajme

Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor

Tre persona kanë humbur jetën, pas sulmit me dron nga Izraeli mbi kampin e refugjatëve në Bregun Perëndimor.

Izraeli tha se kampi u sulmua, pasi në të ishte ndodheshin një grup i armatosur palestinezësh që më herët kishin sulmuar me mjete shpërthyese.

Më shumë se 20 të tjerë u plagosën në sulm, njoftoi agjencia palestineze e lajmeve Ëafa, duke cituar Ëissam Bakr, drejtor i spitalit qeveritar Jenin.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se kishte kryer “aktivitete kundër terrorizmit” në zonë, por nuk përmendi viktima.

Po ashtu thuhej se kjo ishtepërgjigje ndaj një sulmi nga ata që i quajti “terroristë të armatosur”, të cilët “qëlluan dhe hodhën pajisje shpërthyese ndaj forcave izraelite të sigurisë”.