
Ditë më parë modelja e njohur, Arbenita Ismajli ndau me ndjekësit disa mesazhe me reperin Unikkatil, ku ai e ngacmonte.
Reperi i kishte shkruar Arbenitës në mesazhe tek i thoshte se mund ta ndihmojë të kalojë këtë periudhë dhe se çdo gjë do të mbetej private.
Pas disa përplasjesh virtuale, ku Unikkatil pretendoi se mesazhet të ishin të montuara dhe modelja vërtetoi të kundërtën, më pas ajo publikoi një video thumbuese për të.
“Ja si ndihem unë pasi kam shkatërruar egon e një mashkulli”- thuhej në videon e saj, të cilën shumë ndjekës nuk e pritën mirë.
Mesa duket Unikkatil ka pretenduar të përfitojë nga situata e divorcit të tyre, ama Arbenita nuk e ka ulur ish bashkëshortin e saj edhe pse tashmë janë në situatë aspak të mirë me njëri tjetrin.
lokimagazine