LifeStyle

Arresti kardiak, çfarë duhet bërë urgjentisht në rast se dikujt i ndalon zemra

Arresti kardiak është humbje e menjëhershme e papritur e funksionit të zemrës dhe bashkë me të dhe e frymëmarrjes dhe e vetëdijes. Në përgjithësi ndodh për shkak të një problemi elektrik të zemrës, gjë që çon në ndërprerjen e pompimit të gjakut duke e ndaluar atë të shkojë në pjesën tjetër të trupit. Arresti kardiak ndryshon nga ataku kardiak. Arresti kardiak është një emergjencë mjekësore. Nëse nuk trajtohet menjëherë shkakton vdekje të menjëhershme.

Arresti kardiak shpesh ndodh pa simptoma paraprake, por në një pjesë të rasteve janë disa simptoma që paraprijnë. Ato janë: lodhje, të fikët, marrje mendsh, paqartësi, marrje fryme, dhembje kraharori dhe rrahje të shpejta.

Kur duhet të konsultohemi me mjekun

Nëse një person ka episode të shpeshta të dhembjes së kraharorit, rrahje zemre të shpejta ose të çrregullta, marrje fryme, të fikët ose ndjesi të kësaj gjendjeje, marrje mendsh ose paqartësi, atëherë duhet të konsultoheni sa më shpejt me mjekun tuaj.

Kur zemra ndalon së punuari, mungesa e gjakut të oksigjenuar (të pastër) mund të shkaktojë dëmtim të trurit vetëm në disa minuta. Vdekja ose dëmtimi permanent i trurit ndodhin brenda 4-6 minutash. Koha është vendimtare kur një person humbet vetëdijen dhe nuk merr frymë, në këtë moment duhet ndërhyrë patjetër.

Si duhet të veprojmë

1. Telefononi menjëherë urgjencën nëse shikoni dikë që ka humbur vetëdijen dhe nuk i përgjigjet asnjë stimuli.

2. Bëni masazh kardiopulmonar (CPR). Kontrolloni me shpejtësi nëse personi jokoshient merr frymë. Nëse vëreni se ai nuk merr frymë filloni CPR. Shtypni në të dyja duart shpejt dhe fort në kraharorin e personit në një frekuence 100-120 shtypje numerike vazhdoni të kryeni masazhin kardiak derisa të paraqitet personeli mjekësor.

3. Përdorni defribilatorin portabël. Ekzistenca e defribilatorit portabël është shumë e rëndësishme. Defribilimi ose dhënia e goditjes elektrike është gjëja më e rëndësishme që duhet t’i bëhet një personi me arrest kardiak. Nëse kjo goditje kryhet brenda 3 minutave të para të arrestit kardiak rreth 75% e personave mbijetojnë, në rastet kur goditja elektrike kryhet pas 3 minutave të arrestit kardiak mundësia e mbijetesës ulet në 30-40%

Shkaqet e arrestit kardiak

Shkaqet e menjëhershme të arrestit kardiak janë në përgjithësi prishja e ritmit normal të zemrës (aritmia), shkaktuar nga probleme të sistemit elektrik të zemrës. Ndryshe nga muskujt e tjerë të trupit të njeriut të cilët kanë lidhjet nervore nga ku marrin stimulin që u duhet për funksionin e tyre, zemra ka stimuluesin e vet elektrik, një grup qelizash të specializuara të quajtura nodi i sinusit. Nodi i sinusit është i vendosur në një nga dhomat e zemrës dhe prodhon elektricitet që më pas shpërndahet në të gjithë zemrën dhe koordinon punën e zemrës në një mënyrë të rregullt duke e sinkronizuar. Nëse ndodh një problem në nodin e sinusit në rrugën e shpërndarjes së elektricitetit në zemër kjo rezulton në një çrregullim të ritmit.

Shkaku më i shpeshtë i arrestit kardiak është një aritmi që quhet “Fibrilacioni Vartikular”, ku impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta bëjnë dhomat e zemrës vetëm të dridhen dhe jo të kryejnë funksionin e tyre të pompimit të gjakut. Ndër shkaqet e tjera janë dhe brakikarditë (ulja e rrahjeve). Në 10% të rasteve këto janë aritmi ku ritmi i zemrës është shumë i ulët .

Sëmundjet kardiake që mund të çojnë në arrest kardiak

Aritmitë që rrezikojnë jetën në përgjithësi ndodhin në personat me probleme kardiake të mëparshme si:

1.Sëmundja e arterieve koronare

2.Ataku kardiak ose infarkti i miokardit

3.Zmadhimi i zemrës

4.Patologjitë Vaskulare

5.Sëmundjet e lindura të zemrës

6.Problemet elektrike të zemrës

Arresti kardiak, çfarë duhet bërë urgjentisht në rast