Lajme

Franca dërgon në Rripin e Gazës për të ofruar shërbime mjekësore

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të mërkurën se ndihma humanitare duhet të hyjë në Gaza pa pengesa. Ai njoftoi se një anije e marinës franceze do të mbërrijë së shpejti për të ndihmuar në mbështetjen e spitaleve të Gazës dhe se një aeroplan do të arrijë në Egjipt me furnizime kryesore

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi në Kajro, Macron tha se “Franca nuk praktikon standarde të dyfishta”, duke u kundërvënë kundër kritikave për reagimin e qeverisë së tij ndaj luftës midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit.

Vizita e tij në Egjipt vjen pasi një agjenci e OKB-së paralajmëroi se mund të detyrohet të ndalojë operacionet e ndihmës në Gaza të mërkurën për shkak të pakësimit të furnizimeve me karburant në enklavën palestineze.

Macron mbërriti në Kajro të mërkurën pas vizitës së tij në Jordani, ku u takua me mbretin Abdullah në Aman. Turneu i Macron në Lindjen e Mesme përfshinte një vizitë njëditore në Izrael, ku ai u takua me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin palestinez Mahmoud Abbas  në qytetin e pushtuar të Ramallah në Bregun Perëndimor.