Kuriozitete

Studenti më i vjetër në botë është ky 91-vjeçar që sapo mori diplomën e 15-të

Një diplomë në kriminologji në moshën 91-vjeçare për mjekun Leonardo Altobelli. Praktikisht kjo është hera e 15-të që ai merr një diplomë.

Pas diplomave në Drejtësi, Shkenca Politike, Letërsi, Filozofi, Pedagogji, Bujqësi, Shkencë, Teknologji Ushqimore, Shkenca Turistike, Histori, Bioteknologji dhe Arkeologji vjen diploma në shkencat hulumtuese. Jo vetëm kaq: në diplomat e tij universitare, i moshuari krenohet edhe me shtatë të tjera në Mjekësi Sociale, Mjekësi Sportive dhe Mjekësi e Përgjithshme. Le të themi një rekord botëror Guinness për studentin më të vjetër në botë.

Një karrierë shumë e gjatë për 91-vjeçarin me origjinë nga Troia, një komunë në afërsi të Foggia-s, Itali, një qytet që ai e qeverisi edhe si kryetar bashkie në vitin 1984, ku njëherësh punoi edhe si mjek i përgjithshëm deri në moshën 70-vjeçare.

Unë jam studenti më i vjetër në botë, por pas kësaj diplome, do të ndalem. Do t’i përkushtohem shkrimit. Të rinjve u them të duan gjithçka që bëjnë. Të përqafojnë punën e tyre dhe ta bëjnë atë me buzëqeshje dhe qetësi. Unë kam qenë gjithmonë i apasionuar pas studimeve. Kjo është arsyeja pse e përkufizoj veten si studentin e përhershëm të botës?.