Një mësues i kulturës ua kishte japë studentëve të tij listën e tij personale me fjalët më të mençura.
Nxënësit nuk e kishin pritur që ato fjalë mund të kishin qenë aq mahnitëse dhe aq me kuptim.
1) Ka shumë mënyra se si të hyni në pishinë, shkallët nuk janë një nga to.
2) Asnjëherë mos i anuloni planet për darkë përmes një SMS-i
3) Kur dikush të beson me një sekret, mbaje atë sekret.
4) Vetëm sepse mundesh nuk do të thotë se duhesh…
5) Mbaje një fotografi të peshkut të parë që e ke zënë, veturës tënde të parë, dhe të dashurit/dashurës së parë
6) Asnjëherë mos e gënjeni doktorin.
7) Të gjitha armët janë të mbushura…
8) Një shtrëngim dore është më i mirë sesa një autograf
9) Kur je me shokë të rinj, mos flit për shokët e vjetër
10) Asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar falje
11) Mos bëni fotografi me alkool
12) Kur të martoheni me dikë, mos harroni që martoheni me tërë familjen e tij/saj
13) Nën asnjë rrethanë nuk duhet ta pyetni ndonjë grua nëse është shtatzënë
14) Mos bëni skenë për asgjë
15) Nuk është mjaftueshëm të jesh krenarë me paraardhësit tu, duhesh të jetosh sipas tyre
16) Kur mbani fjalim falënderues, bëjeni atë shkurt dhe ëmbël
17) Dini kur ta injoroni kamerën
18) Gjeni kohë për nënën tuaj kur ta keni ditëlindjen, mos harroni që është ditë e veçantë edhe për të.
19) Pranojeni kur e keni fajin
20) Nëse i ofroni ndihmë dikujt, mos u dorëzoni derisa të përfundon e tërë puna
21) Shikoni njerëzit në sy kur i falënderoni
22) Mos harroni ta falënderoni shoferin e autobusit
23) Asnjëherë mos u përgjigjni në celular kur jeni në tavolinën e darkës
24) Faljani vetës gabimet tuaja
25) Gjejeni një barsoletë të mirë, dhe mos e harroni atë.
26) Mësohuni si të gatuani diçka shumë të shijshme
27) Kërceni me nënën apo babanë tuaj
28) Mos e humbni toruan, sidomos në punë.
29) Nëse nuk kuptoni, pyetni para se të jetë vonë
30) Mbajeni fjalën që e jepni
31) Bartni valixhet dhe gjërat e nënës tuaj, ajo të ka bartur ty për 9 muaj
32) Gjinia e kundërt i pëlqen njerëzit që lahen…
33) Ti je çfarë bën, jo çfarë thua
34) Nëse keni motër, njoftohuni me të dashurin e saj, mendimi juaj është shumë i rëndësishëm
35) Asnjëherë mos e thirr dikë para orës 9 të mëngjesit, dhe pas orës 9 në mbrëmje
36) Nëse jeni me një zënkë dhe nuk mund t’i shmangeni rrahjes, atëherë goditni i pari, dhe goditni me aq fuqi sa keni!