Lajme

Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë zjarr përtej kufirit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thanë se avionët luftarakë goditën një kompleks ushtarak të Hezbollahut dhe një post vëzhgimi në Libanin jugor të mërkurën.

Më herët të mërkurën, IDF raportoi se militantët qëlluan një raketë antitank ndaj ushtarëve të IDF që operonin në zonën e Avivim në Izraelin verior. IDF tha se forcat e tyre iu përgjigjën zjarrit.

Media në pronësi të Hezbollahut Al Manar TV raportoi se Hamasi kishte goditur një tank të IDF në Avivim.Al Manar raportoi gjithashtu se IDF-ja goditi periferi të fshatrave Maroun al-Ras dhe Blida në Libanin jugor.

Ndërkohë, sulmet në Gaza po “forcojnë” ushtrinë izraelite përpara “fazës tjetër të luftës”, tha të mërkurën zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari.

Hagari tha se IDF të mërkurën vazhdoi të godasë “infrastrukturën terroriste” në Gaza si mbi tokë ashtu edhe nën tokë dhe se forcat izraelite do të vazhdojnë sulmet për të krijuar “kushte optimale”.

Eliminimi i komandantëve të lartë të Hamasit ishte një përparësi kryesore, tha Hagari.  Hagari shtoi se lufta do të zgjasë për një kohë të gjatë dhe Izraelit do t’i duhet “durim dhe vendosmëri” për të përmbushur qëllimet e tij.

Izraeli ka bombarduar Gazën në përgjigje të sulmit brutal të Hamasit më 7 tetor. Shpërthimet kanë rrafshuar lagje të tëra, duke përfshirë shkolla dhe xhami, dhe kanë shkatërruar sistemin tashmë të pamjaftueshëm të kujdesit shëndetësor.