ShowBizzz

Reperi i njohur shqiptar bëhet baba për herë të dytë, zbulon emrin e vajzës!

Don Phenom dhe partnerja e tij janë duke përjetuar një moment special në jetën e tyre, teksa janë bërë prindër të një vajze.

Lajmin e bukur e ka bërë me dije vetë reperi, nëpërmjet një postimi në InstaStory, ka ka zbuluar edhe emrin që kanë zgjedhur për të bijën.

Çifti ka vendosur për vajzën emrin Zoya, ndërsa reperi e ka prezantuar me këtë foto për publikun, duke mos i zbuluar portretin sigurisht.

Kujtojmë se reperi është po ashtu baba i një djali, me emrin Troi.



lokimagazine