Lajme

Vdes marinari 18-vjeçar në Durrës, ra në kontakt me energjinë elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Portin e Durrësit këtë të enjte, ku një marinar ka humbur jetën pas kontaktit me rrymën elektrike.

Burime bëjën me dije se viktima ishte një shtetas i huaj, rreth moshës 18-vjeç i cili ishte pjesë e ekuipazhit të një anije tregtare. Mësohet se anija ishte nisur nga Porti i Durrësit, kur pjesëtarët  në bord kanë lajmëruar menjëherë autoritetet për ngjarjen e rëndë.

Raportohet se 18-vjeçari ka rënë në kontakt me energjinë elektrike duke humbur jetën menjëehër, sakaq rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende me dije. Guarda di Financa ka marrë trupin e pajetë të tëriut dhe e ka transportuar drejt Portit të Durrësit, i cili më pas është çuar në morg.