Lajme

Avokatja e shtetit mori përsipër “Berishën”, Gjokutaj: Vendimi, pa lexuar asnjë faqe!

Genc Gjokutaj, avokati mbrojtës i Sali Berishës, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të vlerësuar dhe lënë në fuqi masat e kërkuara nga SPAK, në ngarkim të ish-kryeministrit.

Genc Gjokutaj tregon se bashkë me kolegun Sokol Mëngjesi kanë qenë zyrtarisht mbrojtësit ligjorë të Berishës, por kanë braktisur procesin për shkak se nuk është marrë parasysh kërkesa e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka.

Në këto kushte, Gjykata e Posaçme ka caktuar si mbrojtës të Berishës avokatin e shtetit Artan Simoni.

“Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati”, tregon Genc Gjokutaj.

Mirëpo, as avokatet Cenalia dhe Kastrati nuk e morën përsipër mbrojtjen ligjore të Sali Bersihës, pasi kërkuan dy ditë kohë të njiheshin me aktet e dosjes duke bërë që GJKKO të caktonte avokaten tjetër Valentina Teodoroseku.

“Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre”, shkruan Genc Gjokutaj.

Avokati thotë se Gjykata e Posaçme ka zhbërë Institutin e Mbrojtjes në proces, duke u shprehur se vetëm në proceset politike mund të veprohet kështu.

Shënimi i plotë i avokatit Genc Gjokutaj:

Te nderuar Kolege avokate dhe te nderuar qytetare!

Siç jini ne dijeni dje ne mbrojtesit e z. Sali Berisha Av. Genci Gjokutaj dhe Av. Sokol Mengjesi pasi na u mohua e drejta themelore e mbrojtesit ne nje proces njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga gjyqtarja Irena Gjoka nderkohe qe nga ana jone ishte ngritur kerkesa per perjashtimin nga gjykimi me pasoje ndalimin e vendimmarrjes nga ana e saj pikerisht kjo gjyqtare mori vendimin per caktimin kryesisht te Av. Artan Simoni!

Ky avokat per arsye te mungeses se integritetit te tij etiko profesional u perjashtua dhe ne menyre klandestine dhe naten jane caktuar po kryesisht Av. Rabije Cenalia dhe Av. Jalldyz Kastrati!

Dy avokatet e caktuara nga shteti kryesisht Jalldyz Kastrati dhe Rabije Cenalia nuk e moren persiper mbrojtjen pasi kerkuan 2 dite kohe per tu njohur me aktet dhe gjykata nuk ua dha kete kohe! Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnje faqe te dosjes pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave te sigurimit siç ishin marre! Nderkohe me perpara dmth para 2 oresh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrezuar kerkesen tone per perjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çeshtja e depozituar po sot dhe e shortuar po sot!

GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes ne proces! Vetem ne proceset politike veprohet keshtu! Diktatura eshte vendosur! Shpejt edhe do te shpallet!