Lajme

VIDEO/ Gafa e presidentit të Senatit italian për Tabakun: Është akoma ajo shqiptarja?

Jorida Tabaku ndodhet në Itali bashkë me disa deputetë shqiptarë, në rolin e drejtueses së Komisionit të Integrimit Evropian. Ligjvënësit shqiptarë kanë marrë pjesë në një seancë të Senatit Italian, vizitë për të cilën kanë “pushtuar” dhe faqet e mediave italiane.

Teksa miqtë nga Shqipëria ndodheshin në sallë, presidenti i Seantit Ignazio La Russa iu drejtua sekretares së tij nëse Jorida Tabaku dhe deputetët e tjerë ishin të pranishëm, sepse nuk i kishte parë, por harroi që kishte mikrofonin hapur.

“A është shqiptarja akoma atje?”, pyet zyrtari i lartë italian, duke u tërhequr menjëherë nga mikrofoni kur pa se zëri kumboi në gjithë sallën e Senatit.

Përballë tij qëndronte Jorida Tabaku dhe deputetët shqiptarë që e shoqëronin, të cilët u vunë jo pak në siklet.

“Përfitoj nga rasti të përshëndes të nderuarën Tabaku, kryetare e Komisionit të Integrimit Europian të Kuvendit të Shqipërisë, e cila e shoqëruar nga një delegacion, po na vizitojnë”, u shpreh më pas presidenti i Senatit italian.

Mediat italiane dhe faqet satirike në vendin fqinj i kanë bërë jehonë kësaj gafe të zyrtarit Ignazio La Russa, disa duke e kritikuar për mënyrën sesi ai ju drejtua një homologu nga një vend i huaj, e disa duke e trajtuar me humor gafën.

Të tjerë e kanë parë frazën “A është shqiptarja akoma atje?” si një formë raciste e të shprehurit.

@la.repubblica Gaffe del presidente Ignazio La Russa al Senato, al termine delle comunicazioni del presidente del Consiglio Giorgia Meloni. “C’è ancora l’albanese?”, chiede La Russa ai commessi senza accorgersi che il microfono del banco della presidenza era aperto. Ricevuta la conferma, La Russa ha poi affermato: “Approfitto per salutare l’onorevole Jorida Tabaku , presidente della commissione per l’integrazione europea del Parlamento albanese, che accompagnata da una delegazione, ci sta facendo visita”. A seguito dell’incidente, molti utenti dei social hanno accusato l’esponente FdI di razzismo. (a cura di Stefano Baldolini) #ignaziolarussa #larussa #gaffe #albanese ♬ suono originale – la.repubblica