Kuriozitete

Dhjetë pyetjet thelbësore që ju ndihmojnë të rikuperoheni nga një lidhje e dhimbshme

Të përjetosh thyerjen e zemrës nuk është kurrë e lehtë. Pavarësisht nëse keni qenë së bashku për pesë vjet apo pesë muaj, përfundimi i një lidhjeje është një përvojë e dhimbshme.

Ndarjet shpesh iu bëjnë të rivlerësoni bindjet tuaja themelore. Një pjesë e një procesi të shëndetshëm tranzicioni është t’i jepni vetes kohë për të ndjerë trishtimin dhe dhimbjen tuaj, për ta trajtuar veten dhe thjesht për t’u çlodhur. Por çfarë ndodh kur jeni gati për të ecur përpara? Si e përdorni atë që keni mësuar në të kaluarën për të udhëhequr më mirë të ardhmen tuaj?, Hindustan Times.

Dhjetë pyetjet për t’ju ndihmuar të shëroheni pas një marrëdhënieje të dhimbshme.

Lindsay O’Brien, trajnere e marrëdhënieve ndau disa pyetje reflektuese që mund t’ju ndihmojnë të gjeni mbylljen, të rifitoni ndjenjën tuaj për veten dhe të ecni përpara pas një marrëdhënieje të dhimbshme.

-Si mund të kujdeseni për veten tuaj tani teksa shëroheni nga ndarja?

-Çfarë mësove nga kjo marrëdhënie që mund t’a përdorni për marrëdhënien tuaj të ardhshme?

-Çfarë flamujsh të kuq apo shenja paralajmëruese të hershme i keni anashkaluar?

-Cilat ishin gjërat e mira të marrëdhënies?

-Çfarë keni mësuar për veten tuaj dhe për çfarë partneri keni nevojë?

-Çfarë kontribuat në sfidat e marrëdhënies?

-Çfarë bëtë mirë në këtë marrëdhënie?

-Çfarë duhet të shërohet që ju të vazhdoni nga kjo marrëdhënie?

-Për çfarë mund të punoni për të falur veten?

-Cilat janë synimet tuaja për këtë kapitull të ri në jetë?