Një grup prej 33 shtetesh amerikane, përfshirë Kaliforninë dhe Nju Jorkun, ngritën sot një padi kundër Metës me pretendimin se ka dëmtuar shëndetin mendor të të rinjve.
Padia, e paraqitur në gjykatën e Kalifornisë, theksonte se kompania ka krijuar me vetëdije funksione në Instagram dhe Facebook që i bëjnë fëmijët të varur nga ato rrjete sociale.
Padia shtoi se Meta mbledh të dhëna për fëmijët nën moshën 13 vjeç pa pëlqimin e prindërve të tyre, në kundërshtim me ligjin federal, raportojnë mediat amerikane.
“Fëmijët dhe adoleshentët vuajnë nga shëndeti i dobët mendor dhe fajin e kanë kompanitë e mediave sociale si Meta”, tha prokurorja e shtetit të Nju Jorkut, Letitia James.
/tiranapost