Stresi, ankthi, dhimbja e kokës ose përgjumja janë disa nga simptomat më të shpeshta tek njerëzit që shkaktohen nga një ditë e ngarkuar me angazhime.
Por zgjidhja e të gjitha këtyre është shumë e thjeshtë, vetëm me një masazh veshi, ndaj mbani shënime se si kryhet dhe përse shërben.
1.Dhimbja e muskujve zvogëlohet
Tërheqja dhe fërkimi i butë i zonave të ndryshme të veshëve, veçanërisht lobet, stimulon shumë mbaresa nervore dhe ato mund të ndihmojnë trurin të çlirojë endorfina. Këto hormone dihet se na bëjnë të ndihemi mirë dhe ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve. Gjithashtu, ato mund të përmirësojnë edhe qarkullimin e gjakut.
2.Nivelet e stresit dhe ankthit ulen
Një tjetër studim u krye midis pacientëve gjatë një periudhe fertilizimi in vitro. Rezultatet vërtetuan se masazhi i veshëve është një gjë e mirë për të bërë në këtë lloj situate stresuese. Masazhoni një pikë të veshit me lëvizje të ngadalta rrethore nëse ndiheni të stresuar, në panik, të shqetësuar, të lodhur ose të irrituar. Kjo pikë është e vendosur në guaskën e sipërme të veshit, në pjesën që duket si një zgavër në formë trekëndëshi.
3.Dhimbja e kokës dhe migrenës lehtësohen dukshëm
Nëse qetësuesit mjekësor pund të kenë efekte anësore në shëndetin tonë, mazazhet e lehta, si ai i veshit nuk janë aspak të dëmshme. Sipas disa studiuesve ky masazh ka një efekt jashtëzakonisht pozitiv në qetësimin e dhimbjes së kokës dhe migrenës.
4.Humbisni shpejt peshë
Përveç ushtrimeve të rregullta dhe mbajtjes së një diete të shëndetshme, gjithashtu mund të filloni të fërkoni pika të ndryshme te veshët çdo ditë. Rezulton se, e kombinuar me rutina të tjera të nevojshme, masazhi mund të nxisë humbje më të shpejtë të peshës. Pasi të keni arritur qëllimin tuaj, sigurohuni që të vazhdoni ta kryeni për të ruajtur peshën dhe për të qëndruar të shëndetshëm.
5.Lufton pagjumësinë
Meqenëse masazhi i veshit ka një efekt relaksues, mund ta bëni atë para gjumit për t’u qetësuar. Edhe pse vetëm kjo procedurë nuk do t’ju ndihmojë të eliminoni plotësisht pagjumësinë , ajo mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, gjë që është e nevojshme për një gjumë të mirë.
42a5185759ba1488395ad77874jpg
a8c07b5c40a56190863e521425jpg
480aec59fda26914f5b0bc4e7bjpg
447cf75b82b2eaad7fed6eba6ajpg