LifeStyle

36 fjalë të mençura që do kishit dashur t’i dini më herët

Një mësues i kulturës i dha studentëve të tij listën personale me fjalët më të mençura.

Nxënësit nuk e kishin pritur që ato fjalë mund të kishin qenë aq mahnitëse dhe aq me kuptim.

1) Ka shumë mënyra se si të hyni në pishinë, shkallët nuk janë një nga to.

2) Asnjëherë mos i anuloni planet për darkë përmes një SMS-i.

3) Kur dikush të beson me një sekret, mbaje atë sekret.

4) Vetëm sepse mundesh nuk do të thotë se duhet…

5) Mbaje një fotografi të peshkut të parë që e ke zënë, veturës tënde të parë, dhe të dashurit/dashurës së parë

6) Asnjëherë mos e gënjeni doktorin.

7) Të gjitha armët janë të mbushura…

8) Një shtrëngim dore është më i mirë sesa një autograf

9) Kur je me shokë të rinj, mos flit për shokët e vjetër

10) Asnjëherë nuk është vonë për të kërkuar falje

11) Mos bëni fotografi me alkool

12) Kur të martoheni me dikë, mos harroni që martoheni me tërë familjen e tij/saj

13) Nën asnjë rrethanë nuk duhet ta pyetni ndonjë grua nëse është shtatzënë

14) Mos bëni skenë për asgjë

15) Nuk është mjaftueshëm të jesh krenarë me paraardhësit tu, duhesh të jetosh sipas tyre

16) Kur mbani fjalim falënderues, bëjeni atë shkurt dhe ëmbël

17) Dini kur ta injoroni kamerën

18) Gjeni kohë për nënën tuaj kur ta keni ditëlindjen, mos harroni që është ditë e veçantë edhe për të.

19) Pranojeni kur e keni fajin

20) Nëse i ofroni ndihmë dikujt, mos u dorëzoni derisa të përfundoj e gjithë puna

21) Shikoni njerëzit në sy kur i falënderoni

22) Mos harroni ta falënderoni shoferin e autobusit

23) Asnjëherë mos u përgjigjni në celular kur jeni në tavolinën e darkës

24) Faljani vetës gabimet tuaja

25) Gjejeni një barsoletë të mirë, dhe mos e harroni atë.

26) Mësohuni si të gatuani diçka shumë të shijshme

27) Kërceni me nënën apo babanë tuaj

28) Mos e humbni toruan, sidomos në punë.

29) Nëse nuk kuptoni, pyetni para se të jetë vonë

30) Mbajeni fjalën që e jepni

31) Bartni valixhet dhe gjërat e nënës tuaj, ajo të ka bartur ty për 9 muaj

32) Gjinia e kundërt i pëlqen njerëzit që lahen…

33) Ti je çfarë bën, jo çfarë thua

34) Nëse keni motër, njihuni me të dashurin e saj, mendimi juaj është shumë i rëndësishëm

35) Asnjëherë mos e thirr dikë para orës 9 të mëngjesit, dhe pas orës 9 në mbrëmje

36) Nëse jeni me një zënkë dhe nuk mund t’i shmangeni rrahjes, atëherë goditni i pari, dhe goditni me aq fuqi sa keni!