Fotografia e publikuar më poshtë është një iluzion optik, brenda të cilit janë fshehur 13 kafshë që mund t’i vërejnë vetëm ata me shikim të mprehtë.
Madje thuhet se vetëm 10 për qind e njerëzve, arrijnë që brenda 17 sekondave t’i gjejnë të gjitha kafshët në fotografi.
Kafshët që me gjasë do t’i gjeni menjëherë janë elefanti, gomari, qeni, macja dhe miu. Por nëse shikoni më me vëmendje do të vëreni gjarprin e fshehur në bishtin e elefantit.
Aty gjendet edhe një insekt, por kjo sfidë është e vështirë për faktin se janë vetëm 17 sekonda kohë për t’i gjetur të gjitha kafshët.
Psikologët nga Universiteti i Glasgow, kanë bërë të ditur se iluzionet optike përmirësojnë shikimin dhe ju mundëson t’i gjeni edhe shkronjat më të vogla.