Lajme

Kultivonin dhe shisnin drogë, pranga 4 shqiptarëve në Spanjë

Katër shtetas shqiptarë të moshave nga 21 deri në 27-vjeç janë arrestuar në Spanjë këtë të premte pasi u kapën në “shtëpi bari”.

Sipas medieve spanjolle, shqiptarët kishin ngritur “bazën” e tyre në Madrid duke bashkëpunuar me një spanjoll i cili ishte “kapoja” e bandës. Ata kishin marrë banesa me qira në zona të ndryshme të kryeqytetit spanjoll dhe i përdornin për të kultivuar lëndë narkotike kanabis.

Pas hetimeve disa mujore nga autoritetet spanjolle, efeketivët lokalizuar banesat e shqiptarëve ku sekuestruan rreth 2 mijë e 230 bimë narkotike kanabis sativa, një automjet, një mijë e 810 euro të cilat dyshohet se kanë ardhur si fitim nga shitja e drogës dhe pajisje të ndryshme elektronike e për mirëmbajtjen e bimëve.

Të arrestuarit u dërguan në paraburgim dhe akuzohen për kultivimin e bimëve naroktike dhe shitjen e tyre, si dhe mashtrimin me energji elektrike. Ata do të mbeten në paraburgim deri në një vendim të dytë nga gjykata.