Lajme

“Nuk i marr un vendimet”, Ceka tregon takimin me Berishën: I thash ik nga politika

Arkeologu Neritan Ceka ka rrëfyer takimin e tij me ish-kryeministrin Sali Berisha, duke thënë se i dha një këshillë.

I ftuar në ‘Zonë e Lirë”, Ceka tregon se e ka takuar Sali berishën në vitin 2018 dhe i ka thënë ish-kryeministrit që të largohet nga politika. Ai tregon se me liderin historik të PD është takuar në selinë e partisë, ku zhvilloi një bisedë për largimin nga Parlamenti.

Ceka deklaroi si i ka thënë Berishës që PD e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, por ish-kryeministri i ka thënë se nuk i merrte ai vendimet.

“E kam takuar para disa vitesh Berishën dhe këshilla ime ka qenë largohu nga politika, besoj nga 2018 ndoshta. E kam takuar vazhdimisht. Tek selia atje jam takuar me doktorin. Nuk shkova për këtë qëllim, por biseda u bë për largimin nga parlamenti. Unë i thashë PD nuk mund të jetë pjesë e rrugës. Partia e ka vendin në Parlament dhe nuk duhet larguar, më tha nuk i marr unë vendimet.

I thashë hajde mblidhemi bëjmë fondacionin vij edhe unë. Bëjmë kulturën. Por nuk më dha përgjigje, nuk reagoi. Ndaj besoj se duke qenë rehat për të ikur, e kthyen në fushën e betejës. Nxjerrja non–grata nuk  e justifikonte aktivitetin e tij në të kohë.

Berisha i përgjigjet sfidës, po i hodhe dorezën Berisha shkon në duel, unë përshembull jam paqësor. Njerëzit llogariten që është në vetëmbrojtje, dhe mbrojtja më e mirë është partia, parlamenti. I kanë dhënë tribunën që e kërkoi dhe e meritoi.