LifeStyle

Mjekët: Është rritur infertiliteti në Shqipëri, shkak rritja e moshës së çifteve dhe sëmundjet seksuale”

Sjellja në jetë e një fëmije është gjithmonë e më e vështirë për disa çifte e për disa të tjerë e thuajse e pamundur. 1 në 6 persona në botë janë infertilë, por edhe mjekët gjinekologë në vendin tonë konfirmojnë se ka një rritje të shkallës së infertilitetit. Janë mbi 20% e çifteve të reja kanë shfaqur probleme të kësaj natyre.

Sipas bluzave të bardha një ndër faktorët është rritja e moshës së gruas për të sjellë në jetë një fëmijë.

“Rritja e infertilitetit varet nga disa faktorë. Po ndikon rritja e moshës së çifteve. Kjo po ndodh edhe në vendet më të zhvilluara. I atribuohet edhe rritja e shkallës së intelektualitetit të femrave, të cilit po i përkushtohen karrierës, kjo çon në rritjen mesatare të martesës dhe me rritjen mesatare të prezantimit të përballjes së infertilitetit”, u shpreh Fatjon Balla, obstetër gjinekolog.

Rritja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme te moshat e reja janë një tjetër faktor shumë i rëndësishëm që po pengon shtatzënitë te çiftet.

“Vihet re një rritje e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme që ndikojnë direkt në prishjen e mekanizmave të sterilitetit”, tha Balla.

Mjekët shprehen se fertilizimi “in vitro” është një nga teknikat më të përdoruara në rastet kur në mënyrë natyrale është e pamundur shtatzënia. Por kjo mundësi krijohet vetëm në spitale private me një kosto shumë të lartë. Premtimi i ministrisë së Shëndetësisë se ky shërbim do të niste të ofrohej brenda shtatorit të këtij viti edhe në maternitetet publike ende nuk është realizuar.
Mjekët: Është rritur infertiliteti në Shqipëri, shkak