Lajme

Ilir Meta jashtë Shqipërisë? Gjokutaj: Ai ka ardhur, ka ikur, do vijë prapë

Kohët e fundit qarkullon lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria, për shkak të frikës së një arrestimi të mundshëm nga SPAK.

Për këtë çështje është pyetur edhe avokat Genc Gjokutaj, i cili tha se komunikon rregullisht me kreun e Partisë së Lirisë. Madje tha se mbrëmë ka parë disa foto të Metës me disa miq në Shqipëri.

Sipas Gjokutaj, ndaj Metës janë aktivizuar persona me të kaluar të dyshimtë për t’i përpiluar kallëzime.

“Ndaj zotit Meta janë aktivizuar më herët disa që s’dua t’u përmend emrat. Janë vënë njerëz me të kaluar të dyshimtë për të përpiluar kallëzime. Meta është prej gati 5 vjet është në sulm permanent. Meta nuk është pyetur. Hetimet kanë vazhduar. Nuk flitet për letërporosira.

Berisha dhe Meta janë aleatë të një koalicioni, dhe në çfarëdolloj situate të gjendjen, nuk kërkojnë ndihmë. Futja e zotit Meta në këtë betejë të Berishës do të ishte e tepër dhe e rekomandoj të mos marrë pjesë.

Meta çdo muaj shkon takon fëmijët, shkon për arsye shëndetësore. Meta nuk ka cilësi në proces, nuk i është bllokuar dalja jashtë vendit.

Është hapur ky muhabeti i Berishës dhe tashmë është krijuar perceptimi.

Me Metën komunikoj telefonisht, është shumë mirë. Nuk më duhet se ku ndodhet. Ai ka ardhur, ka ikur. Do iki, do vijë prapë. Mbrëmë kam parë disa foto me disa miq në Shqipëri, nuk e di tani”, tha ai.