ShowBizzz

Shpallet fituesi i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në Kosovë

Për herë të parë, këtë vit është mbajtur në Kosovë Festivali i Këngës në RTK, një traditë që në Shqipëri organizohet prej dekadash tashmë, ndërsa edicioni i parë i këtij eventi përtej kufirit është prezantuar nga Adi Krasta, së bashku me Besim Dinën.

Organizimi i këtij festivali u bë me qëllim promovimin e muzikës dhe kulturës së Kosovës në një nivel ndërkombëtar dhe pse jo, së shpejti edhe Kosova të ketë përfaqëuesin e tij në Eurosong.

Mbrëmjen e djeshme ka përfunduar rrugëtimi 3 ditor i spektaklit ku janë shpallur edhe fituesit.

Konkurrenti “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë” është shpallur fitues i edicionit të parë të Festivalit të Këngës në RTK. Ndërda vendi i dytë i ka takuar Angus Dei me këngën “Një zemër për dy”. Çmimi i tretë i festivalit shkoi për Albin Nikprelaj më këngën “Ajo”.

Çmimi i Kryeqytetit në Festivalin e Këngës i ka takuar konkurrentit “La Fazani” me këngën “Oj Kosovë”.



lokimagazine