Lajme

Osmani uron Erdogan për 100 vjetorin e Turqisë: Miqësi e rrënjosur thellë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Turqinë për 100 vjetorin e krijimit të republikës.

Përmes një postimi në X, Osmani shpreh urime të sinqerta për presidentin Rexhep Erdogan dhe popullin turk, me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë.

Gjithashtu, kreu i shtetit kosovar thotë se miqësia e Kosovës me Turqinë është e fortë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera tregojnë për një të ardhme më të ndritur.

“Me rastin e 100 vjetorit të Republikës së Turqisë, e uroj sinqerisht Presidentin Recep Tayyip Edrogan dhe popullin turk. Miqësia e rrënjosur thellë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes Kosovës dhe Turqisë tregojnë për një të ardhme të ndritur. Edhe për shumë shekuj dhe miqësia jonë e fortë”, shkruan Vjosa Osmani.