ShowBizzz

Bullizuan Edona James, ‘BBVK’ merr masa të ashpra për këto banorë

Në shtëpinë e ‘Big Brother VIP Kosova’ kanë ndodhur të tjera dinamika.

Që pas konflikteve verbale të cilat kanë kaluar në bullizëm kundrejt Edona James, një paralajmërim ka ardhur për dy nga banorët e shtëpisë, Yll Dervishin dhe Meti Alshiqin.

Përmes një njoftimi të bërë në shtëpi para banorëve është dhënë paralajmërimi i fundit ndaj këtyre banorëve.

Big Brother VIP Kosova e dënon ashpër këtë situatë. Vëllai i madh i paralajmëron Metin dhe Bucin se në rast të përsëritjes së shkeljeve të bëra, mund të përjashtohen menjëherë nga shtëpia”, thuhet në njoftim.

Kjo situatë erdhi pasi mbrëmjen e së premtes Edona James, rezultoi si ndër tre banorët më të votuar nga publiku, bashkë me Bleron dhe Gani Gërminë.



lokimagazine