Lajme

FNSH dhe Policia e Fierit operacion “blic” në Fier

Një operacion blic është duke zhvilluar policia mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.

Bëhet me dije se në këtë operacion janë të përfshirë FNSH, Struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier  dhe policia e Fierit.

Policia është duke zhvilluar kontrolle të shumta nëpërmjet postoblloqeve të vendosura në qytet, ku në “shënjeshtër” janë makinat luksoze.

Ky operacion zhvillohet për të bërë të mundur arrestimin e personave që janë të shpallur në kërkim, apo arrestimin e atyre që u gjenden sende të paligjshme.