Lajme

Dita nis me diell, por nuk do të mungojnë edhe vranësirat, moti për sot

Shqipëria

Orët e para të ditës do të sjellin në Shqipëri intervale të gjata me kthjellime, ku më të dukshme kthjellimet do të jenë në zonat bregdetare. Ndërsa në pjesën tjetër të territorit parashikohet të ketë, kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Pas mesdite pritet që vranësirat të jenë preznete në të gjithë vendin tonë, ku më të fokusuara do të vijojnë në zonat veriore duke gjeneruar rrebeshe të izoluara shiu në ekstremin Verior. Gjatë natës i gjithë territori Shqiptar do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmtoferike. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mengjes, por mesdita sjelle rritje të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 26°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës parashikohet të mbetet nën mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, ku kthjellimet dhe vranësirat kalimtare do të jenë dominuese në një pjesë të mirë të vendit. Por pjesa e dytë e ditës sjell vranësira disi më të dendura në të gjithë territorin e republikës së Kosovës, por më të theksuara vranësirat do të paraqiten në zonat Jugore dhe Jugperëndimore të republikës së Kosovës. Situata termike: Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në mëngjes, por mesdita sjelle rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 20°C.

Ndersa era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi perëndimor- veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Dita e Diel, vijon nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet të mbeten prezente gjatë gjithë paradites, por orët e pasdites do të sjellin vranësira të pakta; në pjesën më të madhe të Maqedonise, por zonat Jugore dhe Jugperëndimore do të kenë vranësira më të dendura, megjithatë nuk priten reshje. Parashikohet përmirësim i dukshëm i kushteve atmosferike gjatë natës duke i larguar vranësirat nga i gjithë territori i Maqedonisë së Veriut. Temperaturat e ajrit do të pësojnë renie në orët e mëngjesit, por mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 23°C.

Përsa i përket parametrit të Erës do të vijojë të fryjë mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi permanent Veriperëndimor

Europa

Europa Jugperëndimore, ishujt Britanikë si edhe Europa Qëndrore; janë përfshirë prej disa ditësh nga një sistem i fuqishëm frontal duke sjellë vranësira, erë të fortë si edhe shira në formë shtrëngatash. Ndërsa; Europa Veriore si edhe vendet e Europës Lindore do te dominohen nga reshje dëbore si edhe temperatura të ulëta. Ndersa mot i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të mbizotërojnë përkatësisht në, pellgun e Mesdheut si edhe Europën Juglindore