Lajme

Nallbati e sulmoi fizikisht në Kuvend, Sinaj: S’do e denoncoj, faji është i Berishës

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj ka folur në lidhje me ngjarjen e shënuar dje në Kuvend, ku u sulmua fizikisht nga kolegu i opozitës, Bledion Nallbati.

Jashtë Kuvendit për media, ai tha se nuk do e denoncojë Nallbatin, teksa theksoi se nëse grupi PS merr ndonjë vendim për deputetin e PD, atëherë ai do t’i mbështesë.

“Është një incident i krijuar nga Sali Berisha për ti shpëtuar drejtësisë shqiptare. Personalisht jo nuk do e denoncoj, por do jem pjesë e grupit PS nëse ata do të ndërmarrin një vendim do të jem.

Jashtë seancës i thashë Nallbatit pse e bënte atë veprim pasi kishim raporte normale. Përgjigjja e tij ishte se e kisha me kartën jo me ty”, tha ai.

Kujtojmë që seancën e djeshme në Kuvend pati përplasje të ashpra, ku deputeti i PD shkoi dhe i hoqi kartën për mos lejuar që të fliste Sinaj, ndërsa më pas u përplas fizikisht me këtë të fundit.