Lajme

Të dy në kërkim, Laert Haxhiu telefonon “Cllevion” nga burgu grek: Q** motrën!

Laert Haxhiu, një ndër personat më të kërkuar nga drejtësia shqiptare, vijon përballjen me autoritetet në Greqi për të penguar ekstradimin. Ai u arrestua muaj më parë në Janinë dhe ndodhet në qeli, ndërsa shteti shqiptar ka nisur betejën e ekstradimit.

Edhe përse nga qelia, Laert Haxhiu ka mundur të zhvillojë një bisedë në rrjetin social “Tik Tok” me reperin Kleviol Ahmeti, i njohur dhe me emrin “Cllevio”.

Të dy janë në kërkim nga autoritetet shqiptare dhe ndodhen jashtë Shqipërisë, ndërsa siç ka deklaruar vetë reperi me Laert Haxhiun janë miq të ngushtë. Prokuroria e Elbasanit zbuloi një muaj më parë se e dhe tritoli në lokalin e këngëtarit Noizy ishte vendosur me porosi të Haxhiut.

Kleviol Ahmeti është surprizuar kur nga ana tjetër e celularit ka dëgjuar zërin e mikut të tij. Madje, Laert Haxhiu e “këshillon” reperin se çfarë të bëjë me personat që e kanë “ngacmuar” kohët e fundit në rrjetet sociale.

* Kujdes!!! Video përmban të shara dhe fjalor të papërshtatshëm

@vipat_e_tiktokutt #fyp #foryou #viral #cllevio #44 #vipat_e_tiktokutt #laerthaxhiu ♬ suono originale – vipatetiktokut

Laert Haxhiu është dënuar me 18 vite burg për masakrën e Lushnjës në vitin 2017, ngjarje për të cilën më herët janë dënuar me burgim të përjetshëm bashkëpunëtoret e tij Orges Bilbili dhe Anterio Kaloshi.

Ndërkohë, Artan Tafani, “çelësi” i cili zbardhi vrasjet më të bujshme me pagesë në vend, për llogari të grupit të Laert Haxhiut, tregoi për vrasjen e Alban Semakut, Çajup Selimit, Albi Bashaliut, Fridmand Xhaferrajt, Lulzim Qorrit dhe Dikens Halilit.

Sipas tij, Laert Haxhiu ka paguar për disa nga vrasjet Bledar Berberin, Mariglen Topuzin dhe Firdeus Berberin.

Artan Tafani gjithashtu bëri me dije se Doloreza Musabelli, një nga prokuroret e SPAK ishte vënë në shenjestër të Haxhiut, me qëllim eleminimin fizik të saj apo qoftë dhe njerëzve të afërm të familjes.  Edhe Merita Selimi ish-prokurore në Lushnjë dhe avokati i Lushnjës, Adriatik Doga, ishin në “rrethi ne kuq” të Haxhiut.