Ministria e shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 9,061 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit aktual më 7 tetor, kur Hamasi filloi një seri sulmesh vdekjeprurëse ndaj Izraelit.
Zyrtarë nga Shërbimet e Emergjencës thonë se më shumë se 20,000 njerëz të plagosur janë ende të bllokuar në Rripin e Gazës
Deri më tani të enjten, rreth 100 civilë të tjerë thuhet se janë larguar nga Gaza përmes kalimit Rafah dhe OKB thotë se më shumë se 400 njerëz e kanë bërë këtë dje, ndërkohë isa qindra shtetas të huaj kanë emrat e tyre në një listë të miratuar për t’u larguar nga Gaza sot.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se ushtria izraelite ka hedhur më shumë se 10,000 municione vetëm mbi qytetin e Gazës që nga fillimi i konfliktit aktual.
Izraeli thotë se numri i pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza është rritur në 242 në llogaritjet më të fundit, nga 240. Pengët përfshijnë gra, fëmijë dhe të moshuar.