Lajme

“Jap fjalën, shpejt do kemi rezultate”, Balla flet për fatin e Ervis Martinaj

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka deklaruar se shumë shpejt do të ketë rezultate në lidhje me zhdukjen e biznesmenit të basteve, Ervis Martinaj.

I ftuar në “Real Story”, Balla tha se ka të gjitha informacionet që Policia e Shtetit ka deri më tani rreth çështjes së Martinajt dhe sa herë takohet me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisië, Muhamet Rrumbullaku, prioritet janë personat në kërkim dhe ngjarjet e rënda kriminale.

“Unë e kam informacionin që ka deri më tani Policia e Shtetit, dhe sa herë ulemi me Drejtorin e Përgjithshëm për çështjet që ne kemi si çështje, që kanë të bëjnë me prioritetet kryesore të punës së policisë për personat në kërkim, ngjarje të rënda kriminale apo zbulimin e autorëve, edhe kjo ngjarje kriminale, është në grupin e çështjeve prioritare”, u shpreh Balla.