A e dini se për disa njerëz, stimulimi i thithkave mund t’i çojë drejt përjetimit të një super orgazme? Po flasim për orgazmën e thithkave dhe na besoni që ia vlen. Pse? Është e thjeshtë në fakt: Eksplorimi i trupave tanë për të zbuluar burime të reja kënaqësish është kaq gjë e veçantë.
“Fenomeni i njohur si orgazma e thithkave të gjoksit është një valë e fuqishme kënaqësie që përshkon gjithë trupin, e shkaktuar nga stimulimi i thithkave,” thotë psikologia Nazanin Moali.
Kur thithkat stimulohen, tensioni dhe kënaqësia brenda trupit fillon të krijohet. Laurie Mintz, një terapiste seksi shpjegon se për disa njerëz, thithkat mund të jenë të mjaftueshme për t’ju çuar drejt orgazmës me O të madhe, pastaj një kombinim stimulimesh thithka + stimulim i brendshëm rrisin intesitetin e orgazmës.
Orgazmat e thithkave ndodhin sepse truri dhe trupi ynë janë të lidhur në mënyrë magjepsëse. Studimet kanë treguar se stimulimi i thithkave shkon direkt në zonën e trurit që ndjen kontaktin me organet gjenitale. Kjo do të thotë se truri mund të interpretojë stimulimin e thithkave njësoj me stimulimin gjenital.
Zonat e trupit që na japin kënaqësi janë zonat erogjene. Një zonë erogjene është në thelb një zonë e trupit që ka mbaresa nervore, të cilat, kur stimulohen, krijojnë një reaksion zinxhir duke dërguar sinjale në pjesë të ndryshme të sistemit nervor, duke përfshirë organet gjenitale.