LifeStyle

Gabimet që bëni sa herë përdorni kremin anti-rrudhë

Ne e dimë që bota e kozmetikës është e mbushur plot me produkte dhe krema anti-rrudhë. Por, edhe pse mund ta keni pjesë të rutinës për kujdesin ndaj lëkurës, sërish reduktimi apo zhdukja e rrudhave ju duket si mision i pamundur.

Faji i markës që keni zgjedhur? Llojit të kremit në varësi të lëkurës që keni? Arsyet pse një krem anti-rrudhë mund të “dështojë” në përmbushjen e pritshmërive tuaja janë të shumta, por ndoshta gabimet që bëni në mënyrën e përdorimit janë ndër më të kryesoret.

Ja pesë gabimet që duhet të shmangni:

-E aplikoni kremin në lëkurë të papastruar

Si çdo produkt për kujdesin e lëkurës, kremi kundër rrudhave duhet të përhapet në një sipërfaqe të pastër në mënyrë që të depërtojë në indet më të thella të lëkurës, duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.

-Nuk e masazhoni mirë lëkurën gjatë aplikimit të kremit

Që të jetë efektiv, kremi kundër rrudhave duhet të kombinohet me veprime që nxisin qarkullimin e gjakut dhe relaksimin e indeve. Për këtë arsye, gjatë hapjes së kremit sugjerohet që të bëni lëvizje rrethore në fytyrë, qafë dhe dekolte.

-Aplikoni shumë krem

Sasia nuk është sinonim i cilësisë, sidomos kur flasim për një krem kundër rrudhave. Për këtë arsye, është e rëndësishme të përdoret sasia e duhur e kremit.

-Ndryshoni shpesh llojin e kremit

Dihet që tendencat luajnë rol të rëndësishëm në çështjen e blerjeve, por me kremrat nuk duhet të përdorni të njëjtën qasje. Që të shihni rezultatet e duhura pas përdorimit të një kremi, prisni katër deri në gjashtë javë.

-Përdorni kremin e gabuar

Kremi kundër rrudhave duhet zgjedhur me kujdes në varësi të nevojave të lëkurës. Nuk është rastësi që ka kremra me veti parandaluese, të tjerë që trajtojnë vijat e holla të rrudhave, ato që i reduktojnë e që veprojnë në rrudha më të thella. Ndaj, gjëja kryesore është të përdorni produktin e duhur në kohën e duhur.