
Saidja dhe Serxho janë çifti i parë në këtë sezon të “Përputhen”, që kanë rrëmbyer zemrat e njeri-tjetrit. Në puntatën e të enjtes ata kanë shkuar shumë pranë një puthje. Saidja është afruar ta puthë në buzë Serxhon, por ai ka refuzuar.
“Unë nuk e jap puthjen kur ma kërkojnë. Po e ndjej, por unë nuk e jap duke ma kërkuar. Unë dua të ketë domethënie, sesa diçka që mbaron për dy sekonda”, tha Serxho duke mos e lejuar Saiden ta puthte në buzë, por vetëm në qafë.