Një natë frike ka kaluar Toskana për shkak të stuhive. Uji nga reshjet ka arritur në nivele të larta. Makinat e parkuara janë përmbytur. Uji ka hyrë edhe nëpër institucione, madje edhe në spitale. Disa nga spitalet e përmbytura janë në Prato, Empoli, Pontedera dhe Borgo San Lorenzo.
Në Prato uji ka pushtuar rrugët.
Nga kudo janë raportuar përmbytje shtëpish në katin e parë, në garazhe dhe në bodrume. Shumë zona kanë ngelur pa energji elektrike.
Në Prato dhe Rosignano moti i keq ka shkaktuar dy viktima.
/tiranapost