Lajme

Përjashtohen me 10 ditë 3 deputetët e PD-së

Përjashtimet nga seancat plenare nuk kanë të sosur në Partinë Demokratike.

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e Ervin Salianji, Petrit Doda dhe Edmond Spaho.

Vendimi u mor një ditë pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku deputetet e opozitës kthyen përmbys sallën, mblodhën karriget dhe u morën kartat e votimit socialistëve.

Ata ndezën flakadanët, ku nuk munguan as përplasjet fizike mes deputetit socialist Xhemal Qefalia dhe deputetëve të PD Xhelal Mziu dhe Edmond Spaho. Zhurma nuk u ndal asnjë sekondë, pasi deputetët përplasinin duart mbi tavolina, ndërsa në një moment Ervin Salianji ndezi edhe flakadanë blu. Një gardist arriti t’i heqë nga dora Salianjit flakadanin, ndërsa ky i fundit tentoi ta godiste me karrige.