Lajme

Presidenti izraelit i prerë: S’do ketë armëpushim pa u liruar pengjet

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu edhe një herë ka hedhur poshtë thirrjet për një armëpushim të përkohshëm në konfliktin me Hamasin.

Në një deklaratë, Netanyahu tha se nuk do të pajtohej me një veprim të tillë derisa të liroheshin pengjet e marra nga Hamasi gjatë sulmit të tij ndaj Izraelit më 7 tetor.

“Izraeli refuzon një armëpushim të përkohshëm që nuk përfshin kthimin e pengjeve tona”, tha prerë presidenti izraelit.

Edhe më herët Netanyahu është shprehur se nuk do të ketë një armë pushim, duke thënë se është Hamas që nisi luftën dhe se është Izraeli që do ta përfundojë atë.