ShowBizzz

Brikenda Karricaj eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Të premten është larguar banori i parë nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova.

Këngëtarja Brikenda rezultoi më e votuara për të dalë nga votimi, ku të nominuar ishin gjashtë persona.

Në nominim ishin edhe: Meti Alshiqi, Blerando, Ledi Vokshi, Shqipe Hysenaj dhe Yll iDervishi (Buci).

Me këtë rezultat, Brikenda u bë banorja e parë e këtij edicioni që largohet nga gara.

Përgjatë këtyre dy javëve qëndrimi, Brikenda u shqua si një vajzë e urtë dhe mjaft e pëlqyer nga shikuesit për pozitivitetin e saj.