Lajme

Uji vërshon në Kolonjë, përroi i fshatit Qafëzes del nga shtrati, rrezikohen banesat

Nga mesdita e ditës së djeshme, të premte, vendi ka qenë nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut. Sipas informacioneve paraprake mësohet se si pasojë uji ka vërshuar në rrugët e Kolonjës duke shkakuar probleme në banesa si dhe bizneset në atë zonë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikësit, të cilët po punojnë për hapjen e rrugëve, të cilat bllokohen çdo 15 minuta, pasi shiu vijon të bjerë pa u ndalur.

Mësohet se e njëjta situatë është regjistruar dhe në fshatin Qafëzes, pasi ka dalë nga shtrati përroi i këtij fshati. Priten më tepër informacione në vijim, ndërkohë vlen për tu theksuar se reshjet e shiut janë prezente në të gjithë vendin.