Lajme

Pezullohet nga detyra kryetari i Urdhrit të Stomatologut, Nikoll Deda

efundit

Nikoll Deda, kryetari i Urdhrit të Stomatologut në Shqipëri, është pezulluar nga detyra me urdhër të Gjykatës së Tiranës. Ai e mbante këtë post edhe pse i kishte përfunduar mandati, ndaj Policia është urdhëruar të zbatojë vendimin e togave të zeza për pezullimin e tij.

Për Nikoll Dedën ishte depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës dhe bëhet me dije se pas një pune hetimore disamujore, 68 vjeçari është pezulluar nga detyra.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues. Madje, edhe pse me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, Nikoll Deda ka shkarkuar një punonjës padrejtësisht.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Njoftimi i plotë i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë:

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune disamujore në kuadër të një procedimi penal të vitit 2023, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Election”.

Në kuadër të këtij operacioni u ekzekutua masa e sigurisë “Pezullimi i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, për shtetasin N. D., 68 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas, duke shpërdoruar detyrën si Kryetar i Urdhrit të Stomatologut, nuk ka zbatuar rregulloren e brendshme për zgjedhjet e reja të Komitetit Drejtues, dhe me afat të përfunduar si mbajtës i këtij posti, ka shkarkuar pa të drejtë nga detyra një punonjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.