Lajme

Shirat e rrëmbyer, Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës tregon situatën në Tiranë

Shkëlqim Goxhaj ka treguar situatën me emergjencat civile në kryeqytet, teksa rreshjet e shiut kanë pushtuar gjithë territorin shqiptar. Drejtori i Shërbimit Zjarrëfikës në Tiranë ka deklaruar se të gjithë skuadrat e emergjencës janë në gatishmëri të plotë, për t’iu përgjigjur çdo situate.

Ai evidentoi faktin se shërbimet e kësaj strukture janë përforcuar me mjete shtesë, për t’iu ardhur në ndihmë edhe qytetarëve në rast nevoje. Për Fax News, Goxhaj ka thënë:

“Jemi munduar t’u përgjigjemi çdo telefonate të qytetarëve. Aktualisht jemi prezentë në dy-tre ngjarje, pra nuk kemi telefonata të tjera. Gjatë natës kemi patur edhe dy vatra zjarri, por janë neutralizuar pa dëme për qytetarët dhe pa dëme të mëdha materiale”.