Lajme

“Prokurori” i shkruan Berishës: Balla dhe Sejdini kanë sjell njerëzit e tyre në SPAK

Sali Berisha ka publikuar një mesazh dixhital dhe thotë se dërguesi është një “prokuror i SPAK”, i cili e falenderon ish-kryeministrin për denoncimin e atyre që ai i quan grupe kriminale në Prokurorinë e Posaçme.

Referuar mesazhit, “prokurori i SPAK” informon Sali Berishën se ministri Taulant Balla dhe ish-kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini kanë emëruar në organin më të lartë të akuzës tre prokurorë që i kanë të tyre.

“Ju lutem infirmoni publikun se Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kane sjelle ne SPAK nga Elbasani tre prokuroret mbrojtes te bandes se Elbasanit dhe te krimeve te Taulant Balles dhe Qazim Sejdinit, Alfred Shehun, Enkeleida Millonaj dhe Kreshnik Ajazi”, shkruhet në mesazhin që publikon Berisha.

Ajo që bie në sy në mesazhin, të cilin e gjeni të plotë në fund të këtij artikulli, janë gabimet gramatikore që përmban teksti dhe forcojnë dyshimet mbi origjinën e dërguesit, nëse ai është vërtet prokuror i SPAK.

Po ashtu, një fakt tjetër që shton dyshimet është dhe përmendja e emrit të prokurores Enkeleda Millonai, e njëjta prokurore që në fakt çoi në Gjykatën e Posaçme kërkesën për burgosjen e dhëndrit të Sali Berishës dhe bllokimin e pasaportës së këtij të fundit.

Lexoni mesazhin e prokurorit dixhital të publikuar nga Sali Berisha:

Pershendetje dr jam prokuror ne SPAK,me kete raste dua te ju falenderioj per denoncimin e grupeve te strukturuara kriminale ne SPAK. Ju lutem infirmoni publikun se Taulant Balla dhe Qazim Sejdiu kane sjelle ne SPAK nga Elbasani tre prokuroret mbrojtes te bandes se Elbasanit dhe te krimeve te Taulant Balles dhe Qazim Sejdinit, Alfred Shehun, Enkeleida Millonaj dhe Kreshnik Ajazi.

Ketyre prokurorve ju doli Taulant Balla ne pergjime si porosites vrasjesh. Por prokurore dhe gjyqtare vendosen prishjen e pergjimeve per te mbrojtur Ballen.

Prokurori Alfred Shehu per te mbrojtur Taulant Ballen mashtroj publikisht para mediave me daten 22 prill 2021 se ne makinen e Mehmet Greces antar i bandes se Elbasanit trafikant i denuar 7 vite ne Britanin e Madhe per trafik droge dhe antar kryesor i shtabit elektoral te Balles nuk kishte material elektorale. Nderkohe qe sipas procesverbalit t kontrollit te policise makina e Greces ishte plote euro, karta identiteti te mbledhura nga qytetaret dhe flet votimi.

Prokurorja Enkeleida Mellonaj ishte prokuroria qe mori ne Elbasan dosjen e skandalit te vjedhjes me insineratorin e Elbasanit. Qazim Sejdini fallsifikoj mbledhjen e Keshillit Bashkiak nuk shperndau asnje material as dhe proces verbal. Per me teper Qazim Sejdiu mori token e qarkut dhe jo te Bashkise Elbasan. Por Millonai e mbuloj kete falsifikim kete veper kriminale. Ne rastse kerkoni ne Elbasan do te gjeni fatografite e saj me Suel Çelen.

Prokurorja Enkeleida Mellonaj ishte prokuroria qe mori ne Elbasan dosjen e skandalit te vjedhjes me insineratorin e Elbasanit. Qazim Sejdini fallsifikoj mbledhjen e Keshillit Bashkiak nuk shperndau asnje material as dhe proces verbal. Per me teper Qazim Sejdiu mori token e qarkut dhe jo te Bashkise Elbasan. Por Millonai e mbuloj kete falsifikim kete veper kriminale. Ne rastse kerkoni ne Elbasan do te gjeni fatografite e saj me Suel Çelen.

Prokurori Kreshnik Ajazi vllau i ish keshilltarit te Taulant Balles dhe deputetit te PS kerkoj gjykates dhe shkateroj pergjime te autorizuara po nga gjykata ne te cilat dilnin qarte lidhjet e Balles banden e Elbasanit, me vrasje dhe vepra te tjrrea te renda.