Bota

Gjithçka që dimë për shëndetin e Putinit

Në vitin 2022, u botuan disa arsye pse besohej që Putini mund të ishte sëmurë rëndë:

  • Ai u shfaq më i fryrë në pjesën përreth fytyrës dhe qafës
  • Në takime zbatonte distancim social ekstrem, me tavolina shumë të gjata
  • Një akademik rus u shpreh se Putini vuante nga sëmundja e Parkinsonit dhe kanceri
  • Marco Rubio, senatori republikan deklaroi se “diçka nuk shkon me Putinin”

Por Kremlini këmbënguli se gjendja mendore e Vladimir Putinit është “normale”, mes zërave se ai mund të jetë duke vuajtur nga një sëmundje, apo edhe varësisë nga steroidet

Megjithatë, Putini u vizitua nga një doktor i kancerit në tiroide, 35 herë në rezidencën e tij luksoze në Detin e Zi, dhe merr rregullisht steroide, sipas dokumentave që zbulojnë gjendjen shëndetësore të tij

Tani Kremlini është detyruar të mohojë sërish, se Vladimir Putini është përsëri i sëmurë, pas lajmeve që bënin të ditur se ai kishte pësuar një atak në zemër gjatë fundjavës

TS Poll - Loading poll ...

Një burim nga një kanal rus në Telegram, bëri të ditur të shtunën se presidenti rus ishte goditur nga një sëmundje e rëndë atë mbrëmje.

Si gjithmonë, siç thoshte Churchilli, nga Rusia gjithçka është një enigmë e mbështjellë me mister.