Lajme

I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 44-vjeçari në Berat

Një 48-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Beratit pasi është i shpallur në kërkim nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi Andrea Ajasllar i48 vjeç, banues në Skrapar.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Njoftimi i policisë:

Bashkëpunim i vazhdueshëm me partnerët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I kërkuar nga autoritetet e Italisë, për kanosje dhe për shfrytëzim për prostitucion, kapet në Berat dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, 48-vjeçari.

Në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat kanë siguruar informacion nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar për llogari të Italisë.

Në bazë të këtyre informacioneve, si dhe në vijim të bashkëpunimit intensiv për shkëmbimin e tyre, ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, u bënë të mundur lokalizimi dhe kapja e shtetasit A. A., 48 vjeç, banues në Skrapar.

48-vjeçari ishte i kërkuar ndërkombëtarisht, pasi Gjykata e Komos, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja” dhe “Shfrytëzimi për prostitucion”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.