Lajme

Operacion anti-drogë në Gjermani, arrestohen 4 shqiptarë

Një operacion anti-drogë është zhvilluar në Lezipizg të Gjermanisë, ku kanë rënë në pranga 4 shqiptarë.

Bëhet me dije se kanë rënë në pranga një 28-vjeçar, 30-vjeçar, 45-vjeçar dhe një 32-vjeçare, të gjithë me origjinë shqiptare. Gjatë këtij operacioni shqiptarëve iu gjet rreth 8 kg drogë.

Operacioni i gjerë ishte pjesë e një hetimi nga prokuroria publike e Lajpcigut me dyshimin për trafik droge në sasi të mëdha. Operacioni u zhvillua konkretisht në rrethet Schönefeld-Ost dhe Neustadt-Neuschönefeld. Përveç bimëve të kanabisit, në afërsi të Rostokut u gjetën edhe pajisje të ndryshme teknike për kultivim e kanabisit.