Blero muaj më parë konfirmoi se është në një lidhje të re dashurie.
Me hyrjen e tij në Big Brother VIP Kosova 2, këngëtari ka vazhduar të flas për partneren e tij të re, pa zbuluar identitetin e saj.
Banorja tjetër e BBVK, Vesa gjatë një diskutimi me Bleron në ditët e para i tha autorit të “Fotografia” tha se të dashurinë e tij e ka mikesh dhe se e di që është në lidhje me të.
Dhe Vesa mbrëmë ka biseduar me Bucin dhe Gani Gërminë në dhomën e gjumit, ajo i kërkoi falje shoqes së saj para kamerës për debatin me Bleron.
Buci dhe Ganiu më pas kanë ndërhyrë duke thënë që të mos brengosej për këtë sepse Blero do të ndahet edhe nga e dashura e fundit.
“Hajt motra ime se ti shoqe do do ta kesh gjithë jetën, por ky shyqyr që ka hyrë brenda se deri tani ish harruar ajo”, ka thënë Ganiu, ndërkohë, Buci i tha: “Ai ka mu nda”.
Ndryshe, kujtojmë që partnerja e Bleros ka reaguar disa herë me postime në rrjete sociale duke treguar përkrahje për këngëtarin në rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së famshme.