Bota

Papa Françesku nuk lexon mesazhin para delegacionit: Nuk jam mirë nga gjendja shëndetësore

Papa Françesku ka zbuluar se nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Gjatë një takimi me një delegacion të rabinëve europianë, ai nuk e lexoi deklaratën që kishte përgatitur, duke iu drejtuar të pranishmëve me fjalët:

“Faleminderit për këtë vizitë që më pëlqen shumë, por nuk jam mirë me shëndet dhe për këtë arsye preferoj të mos e lexoj fjalimin, por t’jua jap në dorë”, tha Papa.

Në fjalimin që kishte përgatitur të mbante para rabinëve evropianë Papa thotë se drejtësia e dialogu janë mjetet e duhura për të ndërtuar paqen dhe jo armët. Ai dënoi edhe përhapjen e demonstratave antisemite, duke i quajtur shqetësuese. Herën e fundit që Papa Françesku kishte shfaqur probleme shëndetësore ishte pranvera e këtij viti kur ai u shtrua në spitalin e Romës për bronkit.



/tiranapost