Arbana Osmani mund të mos jetë më prezantuesja e “Big Brother”. Ishte ky lajmi që bëri konfuz rrjetin.
Nuk është ende e pasigurt, por ekziston mundësia që të mos jetë Arbana Osmani, moderatorja e sezonit të ardhshëm. Aktualisht, duke marrë në konsideratë natyrën delikate dhe konfidenciale të negociatave të tilla, nuk dihen më shumë detaje, megjithëse brenda “Top Channel” kanë nisur të qarkullojnë emra të tjerë.
Një emër që mendohet se mund t’i besohet BBVA-3 është vete Ledion Liço. Ky i fundit, prej kohësh i angazhuar si producent në “TCH”, mund të jetë gati për rikthimin në ekran, qasje që duket sikur vërtetohet edhe falë projekteve të fundit si “A live night” apo filmi “Në kuadër të dashurisë”. Përpos kësaj, Ledion Liço ka prezantuar më parë sezonin e tetë të “Big Brother”.
Një emër tjetër që po diskutohet është Bora Zemani, e cila aktualisht prezanton “Dancing With the Stars”.
Megjithatë, vetë Arbana Osmani ka zgjedhur të reagojë për këto lajme. Me një foto nga kafeja e “TCH”, ajo ka treguar se në fakt asgjë s’ka ndryshuar.
Kohët e fundit, Arbana ka qenë e angazhuar me hapjen e restorantit të saj të parë, të cilin do ta inaugurojë, që do të jetë tek Piramida. Ky është aktualisht angazhimi i saj i momentit, duke lënë disi me në hije situatën në televizionin ku punon.