Soni Malaj ka qenë e ftuar së fundmi në “E Diell”, ku ka folur për jetën e saj profesionale, por edhe për atë private.
Në rubrikën ku të ftuarve i tregohet foto nga personazhe të ndryshëm publikë ose jo, imazhi i fundit që u shfaq ishte ai i Getoar Selimit. Teksa Soni u shpreh me fjalët më të mira për artistin, në fund tha, “S’ma paskeni vënë Florin lorin çudi?! (qesh)”.
Pas kësaj moderatorët Ronaldo dhe Erjola thanë se Flori ‘ka ngelur te kafja e Top Channel’, “E printuam foton dhe ishim në dilemë me Erjolën ta nxjerrim në emision?! Soni është politikisht korrekte, mos na ikën nga studio po i nxorrëm Florin”.
Soni me sinqeritet u shpreh se nuk kishte pse të ndodhte dçika të tillë pasi ata janë persona të rritur dhe pas ndarjes së tyre kanë vazhduar sërish të kenë marrëdhënie të mirë shoqërore.
“Jo, absolutisht jo. Ne jemi persona të rritur, kemi qenë të rinj, ka qenë një lidhje, ka kaluar, kemi kaluar në marrëdhënien e parë te të qenit shokë, kemi qenë për shumë vite shokë me njëri-tjetrin.
Galeria fotografike