Horoskopi

Parashikimi i horoskopit për periudhën 7-12 nëntor

javor

Sipas astrologut Jorgo Pulla është një javë me vështirësitë e veta, kemi të bëjmë me një javë e cila do fokusohet shumë tek ana shpirtërore. Është një periudhë disi e vështirë, por që na jep edhe lehtësi në zgjidhjen e konflikteve dhe problemeve duke na dhënë disa mundësi ideale. Gjithashtu do të jetë një javë e favorizuar në ndryshime në fushën e punës dhe karrierës. Dhe sipas astrologut Pulla, nëse do të bëjmë një klasifikim të shenjave në bazë të ndikimit dhe vendosjes planetare në vendin e 12-të për këtë javë është shenja e Peshqeve.

12. Peshqit

Është një moment pak kritik për Peshqit sa i takon fushës ekonomike dhe ndryshimeve që ato do të kenë në anën financiare. Ndërsa në anën shpirtërore duket se nuk do të ketë diçka për t’u shqetësuar, por duhet të marrin disa vendime të rëndësishme, sepse pikërisht në fillimin e kësaj jave duhet të tregohen tej mase të vëmendshëm. Në lidhje me përfitimet shpirtërore ndikimet më të mira janë për Peshk – Virgjëreshë dhe Peshk – Akrep, është koha dhe momenti më i mirë i mundshëm që ata kanë. Ndërsa fokusi dhe kujdesi i shtuar i Peshqëve këtë javë duhet të jetë në fushën ekonomike. Kujdes me shpenzimet dhe në çështje delikate financiare!

11. Virgjëresha

Në vendin e 11-të qëndron Virgjëresha, për shkak të ndryshimit të madh që do të ndodhë në fushën e ekonomisë dhe sidomos në fushën e punës, pasi gjithçka lidhet me disa vonesa që mund të ndodhin pikërisht në këtë javë. Virgjëreshat duhet të jenë të kujdeshme në çfarë firmosin dhe gjithashtu duhet të kuptojnë arsyen se pse diçka nuk është në vendin e duhur dhe ku ata kanë gabuar. Vjen momenti tani, pikërisht në këtë javë për të marrë disa vendime, sidomos dita e mërkurë dhe e enjte janë ditë shumë të mira. Pak vëmendje në fushën e punës, sepse shumë thashetheme pas krahëve të Virgjëreshës fliten dhe derisa të kthjellohen gjërat atëherë do të zgjidhin dhe problemin e tyre. Në fushën e dashurisë Virgjëreshat merren shumë me të tashmen, janë shumë korrekt me veten e tyre, por duhet të shikojnë pak dhe marrëdheniet nga syri i palës tjetër.

10. Shigjetarët

Në vendin e 10-të qëndrojnë Shigjetarët si pasojë e problemeve të tyre me ekonominë dhe financat. Megjithëse do të kenë disa mundësi përgjatë kësaj periudhe për të vendosur disa gjëra në rrugë të duhur në këtë drejtim. Do të marrin disa hapa të rëndësishëm, por kujdes pasi mund të zhgënjeheni në lidhje me një punë që mund t’ju ofrohet ose me një firmosje kontrate. Vëmendje e madhe kërkohet në çështjet e dokumentacioneve. Ndërsa në anën shpirtërore lidhjet Shigjetar – Virgjëreshë dhe Shigjetar – Binjak kanë ndikime shumë pozitive. Keni mundësi për të marrë dhe disa vendime të rëndësishme këtë periudhë dhe mundohuni që të jeni korrekt!

9. Binjakët

Në vendin e 9-të janë Binjakët. Është një periudhë e fokusuar në udhëtime dhe në disa takime tepër të rëndësishme. Por e mira e realizimit me sukses të këtyre takimeve është që ato t’i lini 2-3 ditë përpara dhe jo sot për sot apo sot për nesër. Kujdes mos veproni ndryshe nga ç’mendoni, pasi mund të zhgënjeheni dhe mërziteni më pas! Nën ndikimin e Mërkurit në trekëndësh me Marsin dhe Jupiterin do të keni mundësi për të rregulluar diçka që nuk është në ‘vendin’ e duhur. Në anën shpirtërore duket se keni mundësi shumë të mira me Gaforre dhe me Peshk të 10-të ditëshit të dytë.

8. Bricjapi

Në vendin e 8-të qëndrojnë Bricjapët të cilët kanë një shans nëse kanë mundësi ta zgjidhin në lidhje me një çështje pune si dhe do të marrin disa para të prapambetura dhe me mundësitë që kanë tani mund të bisedojnë dhe mund të arrijnë aty ku ata dëshirojnë. Është koha dhe momenti i duhur për të zgjidhur çdo paqartësi dhe problem. Kujdes nga disa debate dhe konflikte në ambjentin e punës, edhe pse do të mërziteni pak, koha do të tregojë që keni të drejtë dhe do të dilni të fituar në fund. Në fushën shpirtërore do të jetë një javë e qetë dhe e stabilizuar.

7. Peshorja

Në vendin e 7-të janë Peshoret. Ndikimi i Afërditës në shenjën e Peshores do të japë mundësi për zhvillime të reja në fushën e punës. Një lajm që mund t’a merrni nga jashtë do t’ju gëzojë, ndërsa një çështje dokumentacioni do të keni mundësi që t’a mbyllni pozitivisht. Edhe pse jeni disi në vështirësi në këtë periudhë, me pak përpjekje mund të dilni në sipërfaqe dhe të zgjidhni pikërisht ato çështje që ju shqetësojnë dhe nuk ju lënë të ecni përpara. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë Peshore – Luan dhe Peshore – Ujor kanë ndikime pozitive, është një kohë e mbarë me mundësi stabilizimi.

6. Dashi

Në vendin e 6-të qëndron Dashi. Është një javë shumë e rëndësishme në lidhje me takimet ku do të gjejnë kohën e duhur, mënyrat dhe mundësitë për të përfituar tej mase prej këtyre takimeve. Dhe do të shikojë shenja e Dashit që nga tani e tutje do të kenë përfitime dhe ndryshime të mëdha në fushën ekonomike financiare, por jo vetëm. Është një moment shumë pozitiv, madje do të dalin të fituar në atë çka do të bëjnë. Në lidhje më anën shpirtërore duhet të ketë kujdes, nëse janë në një lidhje apo një njohje, diçka të kësaj natyre, kemi Dash – Peshore dhe Dash – Bricjap, është një periudhë e mirë ku shenja e Dashit ka mundësinë e stabilizimit dhe zgjidhjes së çdo problemi.

5. Gaforrja

Në vendin e 5-të janë Gaforret, të cilat kanë një mundësi të madhe në shitblerje. Ata që merren me exchange, ata që merren me real estate do të kenë përfitime kolosale. Nga kjo javë deri në Mars të vitit 2024 është momenti i duhur në zgjidhje të konfliketeve, të çështjeve të punës, të pronave gjithashtu, kanë për të stabilizuar dokumente që kanë vite që presin. Çdo gjë që është realizuar me shumë vështirësi në të shkuarën do të jëtë mundësia që në këtë përiudhë për Gaforret të zgjidhet shumë lehtë. Ndërsa në çështjet shpirtërore janë pak fajtorë. Lidhjet që kanë pasur Gaforre – Bricjap që mund të kenë debatuar do të kenë mundësi që të zgjidhin çështjet brenda kësaj jave. Për të palidhurit ka një ndikim pozitiv me shenjën e Dashit.

4. Ujori

Në vendin e 4-rt kemi Ujorët. Duket se Ujori do t’a ketë mundësinë në takime të rëndësishme si dhe do të ketë rritje page apo të ardhurash. Ujorët kanë vuajtur shumë në këtë aspekt dhe do shfaqen tani disa ndryshime dhe ndikime mjaft pozitive. Kanë gjithashtu për të marrë vendime të rëndësishme, është koha e duhur dhe momenti ideal për punën dhe karrierën. Duket se fati do të jetë përkrah Ujorëve në këtë përiudhë. Shfrytëzojeni sa më mirë intuitën tuaj në drejtimin fitim prurës. Në çështjet shpirtërore pak vëmendje Ujor – Shigjetar apo Ujor – Luan, sepse me shenjat e zjarrit Ujori ka një kuptim ndryshe të brendshëm e shpirtëror.

3. Luani

Në vendin e 3-të kemi Luanët me vendime në fushën e punës së tyre, vendime të cilat do të jenë afatgjatë. Do të nisin një punë dhe do të dalin me sukses apo ndryshojnë një vend pune ku do të kenë një rritje rroge. Është momenti ku Luanët do të shpërblehen për punën e tyre dhe do të kenë shumë përfitime tani e tutje.  Eshtë në kohën më ideale më perfekte për gjëra të mëdha në fushën ekonomike financiare. Ndërsa në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak të 10-të ditëshit të parë, me Peshq të 10-të ditëshit të tretë kanë një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur një konflikt të vjetër që kanë patur.

2. Demi

Në vendin e 2-të qëndron shenja e Demit. Demi do të merret me dokumenta. E kemi thënë dikur se shqiptarët do të përfitojnë kudo në botë, do të dalë një ligj që ato do të përfitojnë në dokumentacione dhe duket se momenti ka ardhur dhe është pikërisht tani. Kjo javë e muajit Nëntor ka një vazhdimësi shumë të mirë për Demin, do dalin në sipërfaqe gjëra që do ndodhin. Demi është një shenjë toke, ka bërë shumë dhe nuk ka marrë asgjë, vjen momenti që ju vijnë të gjitha të mirat dhe përfitimet bashkë. Në anën shpirtërore problemet që ka pasur Demi me Virgjëreshë të 10-të ditëshit të tretë duket se do t’i zgjidhë dhe stabilizojë përgjatë kësaj periudhe. Një ndarje nëse ka qenë Dem – Ujor ose Dem – Luan ka shumë mundësi ribashkimi.

1. Akrepi

Në vendin e 1-rë janë Akrepët. Në gjashtë mujorin e fundit, Akrepët kanë qenë me shumë ulje ngritje, por kjo periudhë dhe ky moment është i fokusuar drejt stabilizimit në çdo fushë. Ndikimi i Plutonit, guvernatorit të Akrepit do të ndikojë pozitivisht kjo falë dhe një këndi që Plutoni bën me Marsin ku jep mundësi, jep vullnet dhe nga ana tjetër do të jeni të mbrojtur në veprimet që do të bëni. Akrepët kanë mundësinë që në punën e tyre dhe në karrierë të arrijnë majat. Gjithashtu kanë mundësi për të zgjidhur një çështje ligjore shumë të madhe, pra lajme shumë të mira kanë rezervuar planetet për këtë shenjë.