Lajme

Kërkon leje për t’u betuar, Gjykata e Lartë: Kërkesën e Belerit ta shqyrtoj GJKKO

Gjykata e Lartë ka vendosur që kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Bleri, i cili kërkon leje për t’u betuar si kryebashkiak, ta shqyrtojë GJKKO.

Gjykata e Lartë ka argumentuar se GJKKO ka kompetencë për të shqyrtuar kërkesën e Belerit për leje të posaçme.

Më herët Gjykata e Posaçme dhe ajo e Durrësit shpallën moskompetencë për kërkesën e Belerit. Mirëpo Gjykata e Lartë i kalon GJKKO çështjen për lejen e posaçme për Belerin.

Kujtojmë që më 26 qershor të 2023, GJKKO rrëzoi kërkesën e Blerit për t’u betuar si Kryebashkiak i Himarës. Beleri kërkon leje që të dalë nga burgu në mënyrë që të betohet për marrjen e mandatin si Kryebashkiak i Himarës.

Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe bashkë me bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi, akuzohen për blerje votash.

Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri dhe Kokaveshi u arrestuan në kushtet e flagrancës.